Të gjitha u bënë një – Shën Joan Gojarti

Të gjitha

Çfarë të të blatojmë, o Krisht,

që u duke mbi dhé si njeri për ne.

Se çdo krijesë përhirime të blaton:

Engjëjt, himnin; qiejt, yllin;

Dijetarët, dhuratat; barinjtë, çudinë;

dheu, shpellën; shkretëtira, grazhdin,

ndërsa ne, Nënën Virgjëreshë.

O Perëndi i parajetshëm, mëshirona.

Vargëzim i vetëmelodishëm i Mbrëmësores së Krishtlindjes (Ting. II).

Ejani, pra, të kremtojmë! Ejani të dëfrejmë. Kjo e kremte është e çuditshme, siç është e çuditshme edhe lindja e Krishtit.

         Sot u këputën zinxhirët shekullorë.

         Djalli u shpartallua.

         Demonët morën arratinë.

         Vdekja u shfuqizua.

         Parajsa u hap.

         Mallkimi u asgjësua.

         Mëkati u dëbua.

         Mashtrimi u zbramps.

         E vërteta u zbulua.

         Besimi u predikua dhe përhap kudo.

         Mbretëria e qiejve u mboll në tokë.

         Engjëjt bashkëbisedojnë me njerëzit.

         Të gjitha u bënë një.

         Përse?

         Sepse Perëndia zbriti në tokë dhe njeriu u ngjit në qiej.

— Shën Joan Gojarti.
Shqip: Stefan Zhupa

Spread the love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *