Sot ka “lidhur Dhembshuria” – Atë Haralampos Papadopoulos

Dhembshuria 

Sapo kisha mbaruar Liturgjinë Hyjnore. Kisha marrë një kafe në dorë dhe po shëtisja rrugëve të lagura e të vetmuara. Këpucët e kalimtarëve kishin lënë gjurmë të ndotura mbi gurë dhe shiu nuk kishte pranuar t’i lante.

Befas, një vajzë hapi derën e kafenesë dhe flaku në rrugë një qen. Brenda ishte ndezur soba dhe bënte ngrohtë, ndërsa jashtë binte shi dhe bënte ngricë. Ndalova dhe e vështrova qenin në sy. Ai kërkonte mëshirë me lot në sy. Vështrimi i tij ta këpuste shpirtin.

U përkula. Hapa pallton dhe ai m’u hodh në kraharor. Qeni pa zot dhe unë u bëmë një. Të dy kërkonim të njëjtin përqafim. Pas disa orësh do të tingëllonin fort kambanat e Krishtlindjes. – Eja, – i thashë, – eja, sot ka “lidhur Dhembshuria”.

Shqip: Stefan Zhupa

 

Spread the love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *