Shën Nektari i Pentapojës: njeri i dashur dhe i dhembshur

Shën Nektari i Pentapojës
Shën Nektari i Pentapojës ishte njeri i vuajtur dhe i përndjekur. Pa më thoni, cili është ai njeri që, pasi të ketë lexuar jetëshkrimin e shën Nektarit, nuk do ta dojë dhe nuk do ta respektojë këtë shenjt? Atë nuk e bënë vetëm mrekullitë kaq të dashur për besimtarët e Perëndisë, por edhe përballimi i padrejtësive që hasi gjatë jetës e vet. Lexon jetëshkrimin e tij në sinaksar dhe të lind dëshira ta përqafosh e ta pushtosh në krahët e tu.
 
Nuk lanë shpifje pa sajuar ndaj shën Nektarit dhe u sollën në mënyrë shumë të padrejtë ndaj tij. Ky njeri u gjykua aq shumë nga njerëzit gjatë jetës së vet, u thanë aq shumë gënjeshtra për të, u përqesh dhe u përçmua aq shumë nga njerëzit, saqë e “meriton” dhe “duhej” të regjistrohej në sinaksarët e Kishës si një nga shenjtorët e saj. Dhe kjo për shumë arsye, të cilat Perëndia i njeh më mirë, por mbi të gjitha, në mënyrë që të gjithë njerëzit e shpërfillur nga bota, të gjithë ata që janë paragjykuar, keqkuptuar dhe në dëm të të cilëve jenë sajuar shumë shpifje, të kishin një njeri të tyre në qiell. Një njeri të dashur e plot dhembshuri, që t’u falte sadopak ngushëllim e tua ëmbëlsonte disi hidhësinë e padrejtësive dhe shpifjeve në dëm të tyre…
Spread the love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *