Nëse i trembesh vuajtjes, atëherë nuk je në gjendje të dashurosh. Kur dashuron, del në pah se sa i guximshëm je. Aty nuk ka vend për maska të gënjeshtërta “virtytesh”. Si rrjedhim, nëse dëshiron ta ruash të paprekur “egon” tënde, nuk do të të këshilloja të dashuroje, sepse dashuria do të të kërkojë të flijosh, të jepesh i tëri, të zhvishesh prej virtyteve të gënjeshtërt dhe të thyesh vitrinën e mirëstolisur, në të cilën ke ekspozuar cilësitë e “mira”.
Ndryshe nga ç’thonë ata që e shohin dashurinë si një dallgë të fuqishme ndjenjash, e cila i shtyn njerëzit nga flijimi te tradhtia dhe nga entuziazmi te zhgënjimi i plotë, dashuria, në të vërtetë, është punë e lodhshme dhe këmbëngulëse me veten dhe me tjetrin. Dashuria e vërtetë ndërtohet me mund dhe me sakrifica. Ajo është kryq që të shpie dalëngadalë dhe në mënyrë të sigurt drejt Ngjalljes…
Leave a Reply