– Ku ta gjej Perëndinë? – pyeste hoshte dikush. – Si të më shfaqet Perëndia? Si ta fitoj jetën e përjetshme? Çfarë të bëj?
– Ç’ke, o njeri i mjerë, që çuditesh? Sapo u kungove. Brenda teje more tërë Perëndinë. Çfarë është Kungimi Hyjnor? Mirëpo neve, që jemi njerëz “të zgjuar”, na mungon bindja dhe besimi i plotë se ajo nuk është bukë dhe verë, por vetë Trupi dhe Gjaku i Krishtit. Për këtë arsye, kërkojmë “mrekulli të mëdha”, kërkojmë të gjegjmë ndonjë shenjtor që të ketë dhuratën e tejshikimit, për të na thënë të ardhmen, për të bërë ndonjë mrekulli që të na bindë. Në të vërtetë, nuk je duke kërkuar një shenjtor, por një sharlatan, që të bëjë “shenja” e “mrekulli”. Nëse nuk je i bindur se në çdo Liturgji Hyjnore Krishti është aty, mes nesh, atëherë kot e ke.
Në të vërtetë, dëshira e njeriut për të gjetur njerëz që t’i bëjnë ndonjë “mrekulli”, deri diku, është fyerje ndaj misterit të Eukaristisë Hyjnore, sepse kungimi me Trupin dhe me Gjakun e Krishtit është një mrekulli që ndodh në çdo Liturgji Hyjnore.
Leave a Reply