“Krishtlindja po afron…” Jerond Emilian Simonopetriti

Fjala u mishërua
Siç e dini, himnet parakremtuese të Krishtlindjes nisin që më njëzet dhjetor. Pra, Kisha e ka rregulluar gjithçka me urtësi, edhe ditën e fundit gjatë së cilës nata vazhdon t’i marrë minuta ditës. 
 
Nga data njëzet e një e muajit e më pas, dita fillon të zgjatet. Netët dhe errësira shpirtërore largohen; drita shtohet dhe ditët zgjaten. Tani që dita fillon të rritet dhe të bëhet më e ndritshme, tani që viti ndryshon kahun e rrugëtimit, le t’i lutemi Perëndisë të na e largojë errësirën prej zemrave. 
 
Këtë ngjarje Kisha e shpall përmes Lindjes së Dritës së vërtetë, përmes Lindjes së Diellit të shpirtrave tanë. 
 
Shqip: Stefan Zhupa
Spread the love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *