Hipokrizia – Atë Haralampos Papadopoulos

Hipokrizia

Na kanë ushqyer me ankthin e të “mos gabuarit” që në vegjëli. A thua se nuk do të gabonim kurrë gjatë jetës. Na detyruan të hiqeshim si të përsosur. Mirëpo, me kalimin e kohës, realen e ngatërruam me imagjinaren. Në ato çaste nisëm të mëkatonim “shpresëtarisht” dhe të tallnim të tjerët “ndershmërisht”. Hipokrizia u bë natyra jonë e dytë.

E përse e gjithë kjo?

Pa dyshim, se nuk e duron dot që nuk je i përsosur. Pikë së pari, me këtë nuk mashtron të tjerët, por veten. Tallesh me veten, sepse jeton jetën e dikujt tjetër, jo tënden.

Megjithatë, vjen një çast – kjo vlen për të gjithë – kur bojërat me të cilat kishe lyer fytyrën fillojnë të shkrijnë. Kjo gjë ose do të të çlirojë, ose do të të lerosë më keq. Sepse jetën e gëzojnë ata që pranojnë realitetin e nuk rendin pas të “përsosurës”, ata që kur të tjerët i thonë të shkojnë majtas, shkojnë djathtas, në rrugën e jetës, sepse e dinë që “gabimi” shpesh është zgjedhja më e drejtë.

Shqip: Stefan Zhupa

Spread the love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *